Duket se presionet e aksionarėve kanė pasur efekt, prandaj Motorola amerikane, njėsia e prodhimit tė celularėve e sė cilės ėshtė nė probleme tė mėdha financiare, ėshtė duke u ndarė nė dy kompani.
Nė lidhje me kėtė mundėsi patėm shkruar edhe mė herėt, edhe pse ėshtė dukur bukur qartė qė Motorola do tė shes njėsinė e saj pėr prodhimin e celularėve, megjithatė nuk duket se ėshtė gjetur blerėsi.
Motorola ėshtė duke u ndarė nė dy kompani tė cilat do tė paraqiten ndarazi nė bursė: Motorola Mobile Devices, e cila do tė merret me prodhimin dhe dizajnin e celularėve, si dhe Motorola Broadband & Mobility Solutions, e cila do tė merret me teknologjinė wireless dhe bartjen e videos, zėrit dhe tė dhėnave nėpėrmes rrjetit.
Natyrisht, drejtori ekzekutiv i Motorolas, Greg Brown, ka tentuar tė paraqesė kėtė si njė lėvizje pozitive, e cila do ti mundėsojė fleksibilitet mė tė madh tė dyja kompanive, mirėpo tė gjithė e kanė tė qartė se njėsisė sė Motorolas edhe mė tutje nuk po i shkruhet mirė nė rast se nuk arrijnė tė pėrmirėsojnė profitet.
__________________