Prodhuesi francezo-italian i gjysmėpėrēuesve STMicroelectronics dhe laboratori singapurian "Veredus", i cili merret me zhvillimin e pajisjeve diagnostifikuese, do tė lansojnė nė treg "VereFlu", njė sistem miniatural pėr zbulimin e shpejtė tė viruseve tė gripit nė terren, qė para sė gjithash ėshtė e rėndėsishme pėr gripin e shpezėve.
STMicroelectronics ka sqaruar se bėhet fjalė pėr njė pajisje tė madhėsisė sa njė thua i dorės dhe, pėr testin e parė nė treg i cili mundėson qė me anė tė njė testi tė vetėm tė identifikojė dhe kategorizojė llojet e viruseve tė gripit A e B tė njerėzve, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe ai i gripit tė shpezėve H5N1, ka transmetuar agjencia Reuters.
Shfrytėzuesit e kėsaj pajisje, siē ka njoftuar STMicroelectronics, do tė mund tė kryejnė analizėn e mostrave mikro tė pacientėve (gjakun, strishot...) nė sistemin miniatural pėr pėrdorim tė vetėm dhe tė marrin informatat gjenetike mbi infeksionin brenda dy orėsh, derisa me metodat ekzistuese tė diagnostifikimit pėr kėtė gjė janė tė nevojshme disa ditė apo javė.
Sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), virusi i gripit tė shpezėve deri sot ka mbytur 236 njerėz nė mbarė botėn.