Disa javė pasi qė Motorola ka publikuar raportet financiare dhe ka vėrtetuar se ėshtė duke menduar pėr tė ardhmen e njėsisė sė saj pėr telefona celularė, edhe vet shefi i kėsaj njėsie ka dhėnė dorėheqje.
Stu Reed, presidenti i deritanishėm i njėsisė sė Motorolas pėr pajisje mobile, ka deklaruar se largohet nga kompania, derisa trashėguesi i tij ende nuk ėshtė bėrė i njohur.
Njė ditė mė herėt Motorolan e ka lėshuar edhe Casey Keller, shef i njėsisė pėr marketing dhe personi pėrgjegjės (shumė i suksesshėm) i cili ėshtė bėrė i njohur pėr brendet e celularėve tė Motorolas, tė cilin mund tė falėnderojmė pėr emėrtimet siē janė RAZR, RIZR, ROKR, PEBL dhe tė ngjashėm.
Krejt kėto na shtynė tė mendojmė se edhe nė Motorola ndoshta edhe e dinė se me prodhimin e celularėve gjėrat kanė marrė fund, si dhe qė ekzistojnė gjasa reale qė tėrė njėsinė ta blejė ndonjė gjigant aziatik.